Pas Kosovës, Scholzi shkon në Serbi, pritet me ceremoni nga Vuçiqi
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka lëshuar Kosovën për të vazhduar me vizitën e tij në Serbi.
Ai atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe është pritur me ceremoni shtetërore.
Në Kosovë, Scholzi është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Nga këtu, kancelari dha mesazhe të qarta për liberalizimin e vizave dhe faktin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për të.
Gjithashtu, Scholzi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në një dialog me njohje, pasi vetëm me një marrëveshje të tillë, mund të ketë anëtarësim në BE.
Pas Serbisë, Scholzi pritet ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë.
https://twitter.com/birmars/status/1535252352923467777?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1535252352923467777%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fscholz-leshon-kosoven-dhe-shkon-ne-serbi-pritet-me-ceremoni-nga-vuciq%2F