Pas kritikave pa fund, aplikacioni Zoom merr ketë vendim
Zoom ka thënë se do të lancojë një version të përmirësuar të aplikacionit të tij për video-konferencat e njohura, këtë javë.
Kjo pasi problemet me sigurinë e të dhënave të kompanisë dhe masat e intimitetit kanë qenë nën një kontroll të ashpër.
Firma tha se Zoom 5.0 do të përfshijë tipare të përmirësuara për të ndihmuar në mbrojtjen e të dhënave ne aplikacionin që po quhet “Zoombombing”.
Platforma tani është duke u përdorur nga qindra miliona njerëz për punë apo në kohën e lirë, pasi bota është e bllokuar. “Ne do të fitojmë besimin e klientëve tanë dhe do t’u ofrojmë lumturi me fokusin tonë të palëkundur në mbrojtjen e platformës më të sigurt,”- tha shefi ekzekutiv i Zoom, Eric Yuan, në një deklaratë.
Zoom është kritikuar për një sërë problemesh me privatëësinë, duke përfshirë dërgimin e të dhënave të përdoruesit në Facebook dhe lejimin e ndjekjes së personave që përdornin aplikacionin.
Një nga problemet më të mëdha të aplikacionit ka qenë incidenteti “Zoombombing”, ku përdorues të paftuar u bënë pjesë e takimeve të caktuara. Kjo ka bërë që disa kompani, shkolla dhe qeveri, të ndalojnë përdorimin e platformës.
Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut i ka shkruar firmës duke ngritur shqetësime për aftësinë e saj për të përballuar rritjen e përdoruesve në 200 milion nga 10 milion në më pak se tre muaj.
Në përgjigje të një kërkese nga BBC për koment, një zëdhënës i kompanisë tha: “Zoom merr jashtëzakonisht seriozisht privatësinë, sigurinë dhe besimin e përdoruesve të tij.”