Pas kritikave që ia dhanë, dha dorëheqje Ulrike Lunaçek

15 maj 2020 | 11:15

Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretares së Shtetit për Kulturë e Arte në Austri. Lunaçek ka njoftuar sot për dorëheqjen për shkak të kritikave që kishte marrë për menaxhimin e situatës me koronavirus. Në njoftimin e dorëheqjes  Lunaçek ka thënë se ajo ka vënë re “pakënaqësitë dhe zhgënjimet e artistëve” të cilët nuk pranuan një pako të propozuar nga ajo.

“Nuk e kam të lehtë këtë vendim, por po dorëhiqem nga Zyra e Sekretarit të Shtetit. Edhe pse jap dorëheqje nga funksioni im, jam dhe mbetem një person politik. Do të vazhdoj të kem lirinë që të përfshihem në debate. Me këtë në mendje, ju uroj të gjitha të mirat”, ka njoftuar Lunaçek për dorëheqjen.

Karriera politike e Lunaçekut nisi më 1995. Në vitin 1999 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar, në të cilin qëndroi deri më 2009, pastaj kaloi në Parlamentin Evropian dhe u bë zëvendëspresidente. Ajo ishte raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian deri më 2017.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është duke kaluar nga një krizë politike në tjetrën…