Pas Kurtit, nis takimi i Vuçiqit me zyrtarët evropianë
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë filluar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Paraprakisht, ata janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre.
Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat.
Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit, të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.
Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve. /REL