Pas lajmeve për tradhti, Wanda Nara bën dedikimin romantik për futbollistin e njohur

26 prill 2022 | 11:14

Pas thashethemeve të shumta në lidhje me marrëdhënien e saj me Mauro Icardin, duket se Wanda Nara ka menduar edhe për mbi 12 milionë ndjekësit në “Instagram”, pasi ka tërhequr vëmendjen e tyre me fotot e hedhura së fundmi.

Ajo ka publikuar disa imazhe ku shfaqet me partnerin e saj dhe madje i ka bërë edhe një dedikim për Icardin, i cili vetëm pak ditë më parë festoi titullin kampion me Paris Saint Germain.

“Unë dua që jeta të të kthejë vetëm pak nga dashuria, kujdesi dhe gjithçka që më jep. Mund të mos jem gruaja më e mirë në botë, por ajo për të cilën mund të jesh i sigurt është se unë jam ajo që vdes nga lumturia për çdo arritje tënden ose vdes nga trishtimi kur gjërat nuk shkojnë mirë”, shkruan ndër të tjera Wanda.

Komentet kanë qenë të shumta në pozat në fjalë, ku nuk kanë munguar as komplimentet për modelen argjentinase. Kujtojmë se Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve me Mauro Icardin.

Pas lajmeve për tradhti, Wanda Nara bën dedikimin romantik për

Pas lajmeve për tradhti, Wanda Nara bën dedikimin romantik përPas lajmeve për tradhti, Wanda Nara bën dedikimin romantik përPas lajmeve për tradhti, Wanda Nara bën dedikimin romantik për

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët rusë kanë vazhduar bllokimin e njësive ukrainase në uzinën…