Pas lehtësimit të masave, Kina përfshihet nga vala e koronavirusit

13 dhjetor 2022 | 09:01

Kina sapo hoqi dorë nga strategjia e saj rigoroze “zero covid”. Por situata po përkeqësohet me shpejtësi.

Pas lehtësimit të strategjisë strikte “zero covid” në Kinë, shumë spitale po përballen me një fluks të infektuarish.

Në metropolet si Pekini, Guangzhou apo Shijiazhuang, spitalet kanë pësuar tronditjen e parë prej një vale gjigande infeksionesh dhe mungese të personelit shëndetësor, shkruan revista e njohur ekonomike “Caixin”.

Klinikat janë të mbipopulluara. Shpesh ka radhë. Pacientët infektojnë mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Revista flet për “kaos Covidi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Bahama ka arrestuar Sam Bankman-Fried, themelues i kompanisë…