Pas lehtësimit të masave, shtohen 18 raste me Covid-19
Pas lehtësimit të disa masave për qytetarët, menjëherë ka nisur shtimi i rasteve i të infektuarve me Covid-19. Shqipëria sot, në raportin e 24 orëve të fundit të të testuarve, ka raportuar 18 raste pozitive me virusin Korona, 11 prej të cilave vetëm në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës dhe 6 të shëruar.
Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka treguar se në 24 orët e janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77 % e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Më pak se 11 % e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes”, ka treguar Tomini në paraqitjen e sotme publike.
Deri më tani në Shqipëri janë kryer 11 769 testime, pre të cilave: 11 239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. Më së shumti raste të të infektuarve janë në Tiranë 81, Krujë 47, Shkodër 16, Kamëz 12.
(B. D.: ‘Epoka e re’)