Pas lirimit deputetët që hodhën gaz lotsjellës kthehen në Kuvend, priten me duartrokitje
23 mars 2018
| 19:34
Deputetët që u arrestuan të mërkurën se hodhën gaz në seancë janë kthyer në seancë e cila edhe aktualisht po mbahet në këto momente.
Ata u liruan pak më herët nga Gjykata edhe pse Prokuroria kishte kërkuar paraburgim për ta.
Drita Millaku, Xhelal Sfeçla, Salih Zyba Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Liburn Aliu dhe Arbërie Nagavci u arrestuan të mërkurën ditën kur u votua demarkacioni me Malin e Zi pasi që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend.
Deputetët u pritën me duartrokitje nga kolegët e tyre nga Lëvizja Vetëvendosje.