Pas lirimit të Pantiqit, Gërvalla sulmon gjykatat dhe prokurorinë

28 dhjetor 2022 | 15:21

Edhe kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar për vendimin për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, ish-policit serb të dyshuar për terrorizëm.

Ajo me anë të një postimi në “Facebook” ka thënë se vendimi i sotëm është “goditje e rëndë për kredibilitetin e gjykatave dhe prokurorisë.

“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë. Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”, ka shkruar Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka thënë të mërkurën…