Pas lirimit të rreth 4 000 të burgosurve, bandat sulmojnë aeroportin e Haitit

05 mars 2024 | 08:45

Pas sulmit të armatosur në një burg në Haiti ku u liruan rreth 4 mijë të burgosur një tjetër sulm ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Haitit.

Për pasojë janë anuluar të gjitha fluturimet. Kjo është një tjetër ofensivë e krimit të organizuar në Port au Prince në ditët e fundit.

Për shkak të sulmit, asnjë fluturim ndërkombëtar, kombëtar apo privat nuk u ul në pistën e aeroportit, e cila mund të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës.

Kujtojmë se qeveria e Haitit një ditë më parë shpalli për 72 orë gjendjen e jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e rrugëve pas shpërthimit të dhunës gjatë fundjavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Madeleine Albright (pjesë nga vepra Zonja sekretare) Përktheu: Engjëllushe Shqarri…