Pas luftës, Gaza pushtohet dhe nga moti i keq, përmbytje kudo, banorët në qiell të hapur
GAZA- E gjendur përballlë luftës së ashpër nga forcat izraelite, tashmë një pjesë e Gazës është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu që kanë lënë vendasit në një gjendje katastrofike.
Sipas Al Jazeera, në një kamp tendash në Rafah, i vendosur në terrenin me rërë të mbushur me mbeturina, njerëzit u panë duke mbajtur kova me rërë për të mbuluar pellgjet brenda ose rreth tendave të tyre.
Dhe Aziza al-Shabrawi u përpoq më kot të nxirrte ujin e shiut nga çadra e familjes së saj, duke treguar dy fëmijët e saj që jetonin në kushte të tilla të pasigurta.
“Djali im është i sëmurë për shkak të të ftohtit të ashpër dhe vajza ime është zbathur. Është sikur të jemi lypës. Askush nuk kujdeset dhe askush nuk ndihmon”, tha 38-vjeçarja.
A Palestinian man holds the body of Palestinian girl who was killed by an Israeli airstrike in Jabalia despite the heavy rain. #Gazagenocide #Gaza pic.twitter.com/L4xrAJbAQ5
— Wafa News Agency – English (@WAFANewsEnglish) December 13, 2023