Pas martesës, Nicki Minaj do dasmë të madhe
27 tetor 2019
| 12:56
Ndonëse martesa e Nicki Minajt dhe Kenneth “Zoo” Petty ishte shumë private, çifti planifikon në të ardhmen një dasmë të madhe për familjen dhe miqtë. Çifti e ka kurorëzuar dashurinë e tyre më 21 tetor në një rezidencë private në Los Anxhelos, derisa “TMZ” kishte raportuar se i pranishëm, pos nuses dhe dhëndrit, ishte vetëm pastori. Sipas disa burimeve të afërta, ndonëse çiftit nuk po i ngutet për dasmën e tyre, ata me siguri se duan ta bëjnë një dasmë të madhe.