Pas masakrës në Beograd, jep dorëheqje ministri i Arsimit
07 maj 2023
| 20:45
Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiq, ka bërë të ditur në Twitter se ia ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Dorëheqja vjen pasi një nxënës i shkollës së mesme “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë.
Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës tjetër, dhe mësuesi që ka qenë në klasë.