Pas masave të qeverisë, kryetari i Ferizajt thotë se nuk do të mbajë të pame për babanë e tij

28 gusht 2021 | 21:12

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se nuk do të organizojë pritje për ngushëllim për vdekjen e babait të tij, Muharrem Aliut.

Njoftimi i plotë i tij në Fb:

NUK DO TË KEMI PRITJE PËR NGUSHËLLIME PËR BABAIN, për shkak vendimit të sotëm të Qeverisë për masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, që ndalon të pamet

Të dashur bashkëqytetarë, miq e shokë!

Me vendimin e pak ore më parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, ndalohen pritjet për ngushëllime (të pamet), andaj pavarësisht se kishim planifikuar dhe njoftuar pritjen për ngushëllime në respekt të kujtimit të babait tim, Muharrem Aliu, jemi të detyruar ta anulojmë atë, në respektim të masave mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve.

Shpresojmë për ditë më të mira, kur ju bashkëqytetarë, miq e shokë, do të keni mundësinë të na ngushëlloni mua dhe familjen time.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës e ka bërë edhe një tjetër transferim.…