Pas mbledhjes me liderët e partive politike, Kurti mban konferencë

20 prill 2020 | 10:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes me liderët e partive politike, në orën 12.30 do të mbajë një konferencë për media në oborrin e qeverisë, ka njoftuar zyra e kryeministrit. Së bashku  me Kurtin në konferencë do të paraqitet shefi i Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin si dhe zëvendësministri në detyrë i Arsimit nga radhët e LDK-së, Xhavit Rexhaj.

“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, do të mbajnë konferencë për medie”, shkruhet në komunikatë. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 1911, një epidemi vdekjeprurëse u përhap në Kinë…