Pas mbledhjes se dy qeverive, Meta: Kjo Shqipëri nuk e ndihmon Kosovën
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas mbledhjes se dy qeverive në Tiranë, ka thënë se qeveria e Edi Ramës nuk e ndihmon Kosovën.
Sipas Metës, vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave i ndihmon Kosovës.
“Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi. Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”, duke e shpërdarë edhe një status të ish-presidentit Bujar Nishani.
https://www.facebook.com/288438424538934/photos/a.679069102142529/3273854295997317/