Pas mbledhjes së Kryesisë, LDK-ja mban konferencë për medie
21 janar 2020
| 15:31
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është duke mbajtur mbledhje në të cilën po diskutohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Pas kësaj mbledhje, LDK-ja ka bërë me dije se do të mbahet edhe një konferencë për medie.
“Duke ndodhur tani: mbledhja e Kryesisë së LDK-së e kryesuar nga kryetari, Isa Mustafa.
Pas mbledhjes LDK mban konferencë për medie”, është bërë me dije në faqen zyrtare të LDK-së në “Facebook”.
/Epoka e re/