Pas mbylljes për shkak të koronavirusit, këngëtari i njohur mban koncert “live” nga shtëpia
Për t’i përballuar sa më lehtë ditët e gjata të karantinimit, John Legend vendosi të japë koncert live nga shtëpia! I ulur në piano, këngëtari performoi disa nga këngët e tij më të famshme, por jo vetëm aq! Sigurisht, gjatë live-it nuk mungoi Chrissy Teigen, e ulur pranë tij, e veshur me asgjë tjetër veçse një peshqiri sepse hellooo, ishte në shtëpi.
Me muzikë të mirë, batuta dhe gota vere, njerëzit u argëtuan për pak me çiftin dhe gjithë familjen, pasi herë pas here, koncerti ndërpritej nga vogëlushët, Miles dhe Luna që vinin për të qëndruar pranë mamit dhe babit.
Festat në ballkon apo koncertet nga shtëpia nisën fillimisht në Kinë, për të vazhduar me Italinë, ku thuajse çdo ditë në Milano çifti i njohur Chiara dhe Fedez argëtojnë njerëzit çdo orë 18:00 të pasdites, koncert live në dritare./gazetashqip
Qëllimi i këngëtarit dhe artistëve në përgjithësi është t’ua bëjnë më të thjeshtë njerëzve vetë-izolimin përmes muzikës dhe kërcimit.