Pas medaljes së Nora Gjakovës, reagon ministri Çeku
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Distria Krasniqi e Nora Gjakova me medaljet e arta të fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit që e arriti në “Rio 2016”.
“Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë”, ka shkruar ministri Çeku në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë nga ministri Çeku:
Vajzat tona të arta, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në #Tokyo2020 iu bashkuan suksesit të Majlinda Kelmendit në #Rio2016. Pra, medalja e vitit 2016 nuk ka qenë rastësi. Punë, përkushtim e vetëmohim për të lartësuar emrin tuaj dhe emrin e Kosovës në botë.
Në ditën e zisë, kur vendi ynë është tronditur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje, janë sportistët ata që po na ofrojnë ngushëllim, shërim e shpresë.
I falënderoj nga zemra vajzat tona të arta dhe gjithë ekipin tonë, mjeshtrin e madh Driton Kuka, Federatën e Xhudos dhe të gjithë që u angazhuan për këtë sukses të jashtëzakonshëm.