Pas mesazheve flirtuese mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rinisën romancën
Nuk ka asnjë informacion të sigurt për raportin e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, por burime te ndryshme bëjnë me dije se Bennifer jo vetëm që po kalojnë kohë me njëri-tjetrin, por janë prej pak kohësh në kontakt, që para se J.Lo të ndahej nga Alex Rodriguez.
Një burim pranë TMZ u shpreh se aktori kishte nisur t’i dërgonte disa letra dashurie në kohën kur Jennifer ishte ende në një marrëdhënie me Alex. Komunikimet e tyre në email ishin të rregullta dhe nisën pasi Lopez udhëtoi drejt Karaibeve për të filmuar “Shotgun Wedding”. Sipas burimit, fjalët në email ishin “të dashura” dhe jo fort miqësore.
Sipas burimit, Ben komplimentonte J.Lo për pamjen e saj për fotot në Republikën Domenikane. Mesa duket, komunikimi mes tyre ishte flirtues. Burimi u shpreh se s’ka asnjë provë që ata u takuan fizikisht.
Spekulimet se Lopez dhe Affleck kanë rinisur romancën e tyre filluan të niseshin në prill kur ata u panë shumë herë në Los Angeles së bashku.
Jennifer dhe Ben e nisën romancën në korrik të 2002-it dhe në nëntor të po atij viti, 48-vjeçari i propozoi martesë. Kur të gjithë prisnin ceremoninë zyrtare në shtator të 2003-it, ata njoftuan anulimin e dasmës. 17 vite më vonë, gjërat ndryshuan sërish dhe Jennifer “duket e lumtur” pranë ish-të fejuarit. Alex Rodriguez jo dhe aq.