Pas miratimit të buxhetit, Kamenica merr përkrahje për tri projekte
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 në Kuvendin e Kosovës, Kamenica ka marr përkrahje për disa projekte.
Sipas tij këto projekte do të fillojnë brenda vitit 2022.
“Lajmi i muajit. Sot me shumicë votash u miratua buxheti për vitin 2022, i cili është më i madhi ndonjëherë në historinë e Kosovës. E falënderojmë deputeten Arta Bajralija e cila i ka dërguar amendamentet të cilat i kemi shqyrtuar së bashku. Më pas, këto projekte u përkrahën nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere, e të cilat do të fillojnë brenda vitit 2022. Projektet për Kamenicën janë: Ndërtimi i Kolektorëve për ujëra të zeza në Hogosht dhe Shipashnicë. Ndërtimi i çerdhes në fshatin Koretin. Asfaltimi i rrugës Varrezat e Dëshmoreve – Jallaqë – 8 KM. E falënderojmë Qeverinë e Kosovës, Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ky është vetëm fillimi, ditë të mira na presin, ka thënë ai.