Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje, Krasniqi thotë se bizneset do të mbështeten me mbi 10 milionë euro
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ai ka bërë me dije se duke u bazuar në këtë ligj edhe MTI-ja do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro.
“Sot ndjehem i lumtur që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovuan Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili në situatën aktuale është mbase i nevojshëm për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Sot ndjehem i lumtur që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovuan Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili në situatën aktuale është mbase i nevojshëm për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës.
Duke u bazuar në këtë ligj edhe MTI-ja do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 10.4 milionë euro.
V.K