Pas moshës 105 vjeç ulet rreziku nga vdekja
03 korrik 2018
| 10:08
Jetëgjatësia e njerëzve mund të rritet me kohën. Një studim i fundit pretendon se, pas moshës 105-vjeçare, rreziku i vdekjes te njerëzit ngadalësohet e në disa raste ulet.
Shkrimi në revistën “Science” tregon se maksimumi i caktuar i jetëgjatësisë nuk është mbërritur ende dhe ajo e njerëzve faktikisht po vjen në rritje.
Vendet e 100-vjeçarëve sot vazhdojnë të konsiderohen Japonia dhe Italia, e në të dyja rastet, faktorë kryesorë të këtij fenomeni konsiderohen dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.