Pas mosmarrëveshjes për kontest pronësor, arrestohen dy persona në Lipjan
18 qershor 2023
| 09:35
Janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se janë kanosur verbalisht pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor.
Lipjan 17.06.2023-15:44. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë kanosur verbalisht mes veti, nga njëri prej tyre është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër copë fishekë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti ndodhet në procedurë hetimore.