Pas Musolinit, Albinin tash një ish-bashkëpartiak e krahason me Enver Hoxhën
28 maj 2020
| 19:23
Gjatë protestës së sotme kreu i ekzekutivit në detyrë, Albin Kurti, i ka përshëndetur qytetarët nga ballkoni i objektit të Qeverisë së Kosovës. Këtë përshëndetje e kanë komentuar shumëkush, por Halil Matoshi e ka quajtur përshëndetje fashiste, duke i gjetur një model te Benito Mussolini, kurse me diktatorin Enver Hoxha, Albin Kurtin e ka krahasuar ish-bashkëpartiaku i tij Gëzon Kastrati, i cili një komentuesi, i cili i ka komentuar se krahasim palidhje, i është përgjigjur kështu: “Ty po të duket palidhje po p.sh Liburnit e plot do tjerëve i kënaqet zemra”.