Pas ndaljes së ndihmës Ukrainës, reagojnë demokratët: Braktisje e turpshme

04 mars 2025 | 08:39

Demokratja nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Tammy Duckworth ka reaguar për vendimin që ka njoftuar Shtëpia e Bardhë për pezullimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën.

“Një braktisje e turpshme e Ukrainës. Ky vendim nuk do ta bëjë vendin tonë më të sigurt. Kjo do të inkurajojë Putinin dhe kundërshtarët tanë, ndërkohë që do të dobësojë marrëdhëniet tona me partnerët demokratë”, thotë ajo në X.

I pakënaqur nga ky vendim u shpreh edhe demokrati i Senatit nga Vermont.

“Putini është një kriminel lufte. Zelensky është një hero. Trump është i dobët”, thotë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një video të postuar në Telegram në fillim të…