Pas ndarjes, Ariana Grande i kthen ish-të fejuarit unazën 100 mijë $
16 tetor 2018
| 12:26
Ariana Grande dhe Pete Davidson kanë njoftuar se i kanë dhënë fund romancës së tyre. Burime pranë këngëtares tregojnë se ajo ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarësh që Pete ia dhuroi në qershor.
Unaza përbëhej nga një diamant 3 karat që u dizejnua veçanërisht për Arianën. TMZ raporton se nuk ka debat se kush do e mbajë unazën.
Kujtojmë se këtë fundjavë, ata i dhanë fund fejesës 5 mujore. Thuhet se gjithçka ndodhi për shkak të vdekjes së ish të dashurit, Mac Miller. Vendimi ishte i ndërsjellë, por Ariana ishte ajo që ndërmorri hapin e parë.
Çifti të shtunën u duk shumë i qetë dhe Ariana shkoi në ‘SNL’ për të mbështetur Pete. Por çdo gjë mori fund të dielën. BalkanWeb