Pas ndarjes nga aktori turk, gazetarja italiane në krahët e futbollistit të njohur
Moderatorja e njohur e sportit, Diletta Leotta, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.
Gazetarja e DAZN ka festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me partnerin e saj, Loris Karius, dhe familjen e saj. Tashmë pushimeve u ka ardhur fundi dhe bukuroshja italiane është rikthyer në Milano.
Së fundmi, bukuroshja ka ndarë me fansat një imazh ku shfaqet me të brendshme. Ajo ka ekspozuar format e saj elegante trupore.
Ndjekësit e kanë pëlqyer shumë këtë fotografi si dhe i shkruajnë se e kanë zili të dashurin e saj: “Ndoshta ai nuk ka fituar Champions por ka fituar atë”.
Ndërkohë kujtojmë se Leotta ka qenë e lidhur me aktorin e famshëm turk, Can Yaman. Ata kanë qenë shumë në qendër të vëmendjes së publikut e madje fansat e tyre mendonin se ata do të shkonin drejt martesës. Por gjërat nuk shkuan aspak ashtu, derisa u kuptua se ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.