Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt hap kapitullin e ri të romancës me…

13 mars 2025 | 15:12

Brad Pitt duket se e ka lënë pas të shkuarën pas finalizimit të divorcit nga Angelina Jolie.

“Brad është shumë i lumtur që divorci tani është një gjë e së kaluarës”, tha një burim për “PEOPLE”, duke shtuar: “Gjërat janë më të qeta për familjen”.

“Pitt e ka gjetur lumturinë e tij te stilistja e bizhuterive Ines de Ramon, me të cilën ka qenë në një lidhje që nga fundi i vitit 2022. Ai është i lumtur”, konfirmoi burimi, duke shtuar se marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë.

Në të njëjtën kohë, aktori ka në fokus karrierën e tij, teksa përgatitet për daljen në treg të filmit “F1” që do të ketë premierën më 27 qershor.

Si u njoh me Bradley Cooper? Gigi Hadid rrëfen takimin e parë me aktorin e famshëm

Kujtojmë se Angelina Jolie bëri kërkesë për divorc nga Pitt më 19 shtator 2016, pas dy vitesh martesë. Menjëherë pas finalizimit të divorcit, avokati i saj, James Simon, i tha “PEOPLE” se Jolie ishte “e lodhur”, por “e lehtësuar” që procesi kishte përfunduar.

“Kjo është vetëm një pjesë e një procesi të gjatë që filloi tetë vjet më parë. Sinqerisht, Angelina është e rraskapitur, por e lehtësuar që kjo fazë ka mbaruar”, tha ai.

Edhe pse divorci i tyre tashmë është zyrtar, dy aktorët mbeten në një mosmarrëveshje të ashpër për verën franceze Chateau Miraval, të cilën ata e kishin blerë së bashku. Pitt kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër Jolie në vitin 2022, kur ajo shiti aksionet e saj në kompaninë Tenute del Mondo.

Jolie kishte pohuar se ajo fillimisht donte t’i shiste pjesën e saj Pitt, por ai i kërkoi asaj të nënshkruante një marrëveshje të detyrueshme moszbulimi (NDA), e cila do ta ndalonte atë të fliste për abuzimin që ajo pretendon se pësoi gjatë marrëdhënies së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës do të bëjë ndarjen e çmimit “Laureatët…