
Pas ndarjes nga bashkëshorti, Miley Cyrus kapet mat duke shkëmbyer puthje me një vajzë
12 gusht 2019
| 15:18
Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsëorth janë ndarë 7 muaj pas martesës. Këngëtarja ka njoftuar të shtunën se ata janë ndarë për tu fokusuar tek vetja dhe karriera.
Por duket se nuk është kaq e gjitha. Të premten, 26-vjeçarja është fotografuar duke u puthur me ish-gruan e Brody Jenner, Kaitlynn Carter në Liqenin e Komos.
Në fotografitë e siguruara nga “Daily Mail”, shihet se vajzat po kalojnë mirë me njëra-tjetrën dhe nuk mungojnë puthjet pasionante.
Nuk dihet nëse kjo histori ka lidhje me ndarjen nga aktori Liam.