Pas ndarjes, Pete Davidson heq tatuazhet që ia dedikoi Kim Kardashianit
Pete Davidson gjatë kësaj fundjave ishte duke pushuar në Haëaii bashkë me të dashurën e tij, Chase Sui Wonders.
Ndërsa në një moment u shfaq i zhveshur në pjesën e sipërme, ai zbuloi pak më shumë nga tatuazhet e shumta që ka.
Por, mesa duket nuk ekzistonin më tatuazhet që kishte bërë për ish-partneren e tij, Kim Kardashian.
Davidson u fotografua pa tatuazhin “My Girl Is A Lawyer” që kishte vendosur mbi kockën e klavikulës.
Për shkak të karrierës që po ndiqte ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, komediani i SNL bëri tatuazhin meqë ishin në një lidhje dashurie për nëntë muaj.
Pas ndarjes nga Kim Kardashian dhe Emily Ratajkowski, Pete Davidson shihet në momente intime me Chase Sui Wonders
Tatuazhi “Jasmine dhe Aladdin” që ai kishte bërë për të shënuar rastin e puthjes së tyre të parë në një skeç është fshirë gjithashtu nga ana tjetër e klavikulës së tij.
Fjala “Kim” e bërë tatuazh në gjoksin e tij, ishte ndoshta më ekstreme e përkushtimit ndaj Kardashian, por tani edhe ajo është fshirë.
Pas një romance të shkurtër, Davidson dhe Kardashian u ndanë në mënyrë miqësore në muajin gusht.
Zgjedhja e çiftit për t’u ndarë u ndikua ndjeshëm nga diferenca që kanë në moshë, Davidson, 27 vjeç dhe Kardashian, 41-vjeçe.
Kim nga ana tjetër këtë periudhë është beqare duke u përkushtuar më shumë në katër fëmijët.