
Pas nderimeve tek varri i babait dhe pasi takoi familjen, Hashim Thaçi largohet nga EULEX-i mes thirrjesh “UÇK, UÇK”
22 mars 2025
| 12:32
Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX-i në Fushë-Kosovë, ku e ka kaluar natën dhe ku sot ka takuar vëllezërit dhe bashkëshorten e tij.
Protestuesit që ishin të pranishëm kanë thirrur “UÇK, UÇK”, derisa veturat e EULEX-it kanë marrë drejtimin e Aeroportit të Prishtinës.
Thaçi ka arritur dje në Kosovë ku edhe ka qëndruar në fshatin e tij në Burojë për të vizituar fillimisht varrin e babait të tij Haxhi Thaçi dhe më pas për të qëndruar edhe për pak orë në shtëpinë e tij në vendlindje. / GazetaExpress