Pas Newcastelit, Strakoshën e kërkon edhe Watfordi

17 shkurt 2022 | 17:05

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni dhe po kërkon një skuadër të re.

Duket se në Premierë Ligë po kërkohen shumë shërbimet e gardianit kuqezi. Pas Newcastelit, tani në garë ka hyrë edhe Watfordi. Duket se portieri veteran i ekipit, Ben Forster, do të largohet nga ekipi, kështu që klubi po kërkon një portier për ta zëvendësuar.

Strakosha duket se i plotëson kriteret që një ekip si Watfordi kërkon, por gjithsesi transferimi duket i vështirë për shkak të gjendjes që ndodhet ekipi në renditjen e Premierë Ligës, i cili ndodhet në zonën e rënies.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova më 27 shkurt do të përballet me Norvegjinë në…