Pas ngjarjeve në Istog ka reaguar presidenti i FC ‘Suhareka’, Rrustem Aliaj: Dhuna në futboll nuk ka justifikim
Një përleshja ka ndodhur sot në Istog ku tifozët vendas pas përfundimit të ndeshjes e cila u luajt baraz 1-1, kanë sulmuar ekipin mysafirë FC Suhareka si dhe gjyqtarët e ndeshjes
Istogu – Suhareka ishte ndeshja e Ligës së Parë në futboll të Kosovës e ku merret vesh se një futbollist suharekas është lënduar.
Për këtë rast, në rrjetet sociale ka reaguar edhe Presidenti i klubit FC Suhareka, Rrustem Aliaj i cili ka shkruar se dhuna nuk ka justifikim dhe kjo nuk na shpie askund dhe futbolli e humb kuptimin. Adhuruesit e pandërgjegjshëm e prishën e imazhin jo vetëm të futbollit por edhe mikpritjen e mirë që na bënë drejtuesit e KF “Istogu”. Punë për organet e FFK-së dhe të rendit.
“Dhuna nuk ka justifikim dhe kjo nuk na shpie askund dhe futbolli e humb kuptimin. Adhuruesit e pandërgjegjshëm e prishën e imazhin jo vetëm të futbollit por edhe mikpritjen e mirë që na bënë drejtuesit e KF “Istogu”. Punë për organet e FFK-së dhe të rendit.”, ka shkruar ndër tjera Aliaj.
Reagimi i plotë i Presidentit të FC “Suhareka”:
Një barazim i hidhur në Istog
Secila skuadër synon dhe dëshiron fitoren. Nuk do mend se fitorja duhet të arrihet me lojë të mirë dhe korrekte. FC “Suhareka” nuk ishte në ditën e saj më të mirë dhe në ballafaqim me FC “Istogu” nuk arriti më shumë se një barazime dhe atë falë angazhimit të madhe në minutat e fundit të ndeshjes. Sikur të luante gjatë gjithë ndeshjes sikur në 10 minutat e e fundit të ndeshjes pas disavantazhit prej 1:0 do ta fitonte ndeshjen. Si do qoftë futbollistët e FC “Suhareka” arritën të barazojnë dhe të dalin të pamposhtur nga Istogu duke arkëtuar një pikë. Por ky ishte një barazim i hidhur sepse me të përfunduar ndeshja futbollistët tanë u sulmuan njëjtë sikur edhe gjyqtarët e takimit. Dhuna nuk ka justifikim dhe kjo nuk na shpie askund dhe futbolli e humb kuptimin. Adhuruesit e pandërgjegjshëm e prishën e imazhin jo vetëm të futbollit por edhe mikpritjen e mirë që na bënë drejtuesit e KF “Istogu”. Punë për organet e FFK-së dhe të rendit.
Këtë barazim të hidhur duhet ta kthejmë në forcë dhe fitore në ndeshjen e radhës më shumë angazhim dhe fat!
Me respekt
Rrustem F. Aliaj, President i FC Suhareka