Pas ngritjes së aktakuzës, reagon Milaim Zeka
Gazetari dhe ish deputeti Milaim Zeka përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se nga mediat ka marrë vesh se Prokuroria e Kosovës paska ngritur aktakuzë kundër tij për “fotografim dhe incizim të paautorizuar”.
“Përmes redaksisë ‘Betimi për Drejtësi’ u njoftova se Prokuroria e Kosovës, në krye me kryekriminelin Aleksandër Lumezi, me paskan ngritur një aktakuzë për ‘fotografim dhe incizim të paautorizuar’!
Se kë e kam fotografuar dhe kë e kam incizuar, ky argati i Lumezit, Musa Meha, nuk e ka të qartë.
Lumezi, një kriminel i nëntokës dhe mbitokës në Kosovë, njeri i akuzuar nga prokurori finlandez se ka paguar mbi 200 mijë euro për ta vrarë një prokuror nga Prizreni (Nazmi Mustafin), po vazhdon misionin e tij të marrë nga Hashim Thaçi, që të akuzojë gazetarë dhe kundërshtarë politikë të rrjetit të tij kriminal”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Milaim Zekës:
Te nderuar qytetare, dhe kolege gazetare
Permes redaksise “Betimi per Drejtesi” u njoftova se Prokuroria e Kosoves, ne krye me kryekriminelin Aleksander Lumezi, me paskane ngritur nje aktakuze per “fotografim dhe inqizim te paautorizuar”!
Se kend e kam fotografuar, dhe kend e kam inqizuar, ky argati i Lumezit, Musa Meha, nuk e ka te qarte.
Lumezi, nje kriminel i nentokes dhe mbitokes ne Kosove, njeri i akuzuar nga prokurori finlandez se ka paguar mbi 200 mi euro per ta vrare nje prokuror nga Prizreni ( Nazmi Mustafin), po vazhdon misionin e tije te marre nga Hashim Thaçi, qe te akuzoje gazetare dhe kundershtar politik te rrjetit te tij kriminal.
Ky i panjeri, u be kryeprokuror ne momentin qe Thaçi e dinte se ai nuk kishte te mbaruar provimin e jurispodences. Edhe sikur ta kishte te mbaruar, ate gje e kishte bere nen masat e dhuneshme te pushtetit serb.
Lumezi ka bere shume krime, po edhe shume gjynahe (mekate), te cilate jane te pafalshme. Une si gazetar e kam fituar nje beteje te tille ndaj Eulexit. Do ta fitoje edhe kete, ama Lumezi dhe bishtate e tij do te perballen me drejtesine, dhe do te humbin.
Per Lumezin ekziston nje dosje e rende e krimit. Shpejte do te publikohet. Me Lumezin ka kohe qe po merret edhe Gjykata Speciale. Ata qe bejne krime, nuk i shpetojne drejtesise. Une kam bere nje “krim” per te cilin jam krenar: U kam treguar shqiptareve se sa kriminel eshte Aleksander Lumezi, kumbara i tij, Vehbi Kajtazi, dhe shume te tjere!!!