Pas një bllokimi të gjatë të punimeve, rinis asfaltimi i magjistrales Podujevë-Prishtinë
01 qershor 2021
| 20:40
Pas një bllokimi të gjatë të punimeve, këtë të martë ka rifilluar asfaltimi i magjistrales nga Podujeva në drejtim të Prishtinës.
Konkretisht, asfalti po shtrohet në fshatin Penuhë të Podujevës.
“Me fillimin e vendosjes së kësaj shtrese i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi”, thuhet në kumtesë.
“Gjatësia e këtij asfaltimi do të jetë 960 metra. Ndërsa, deri më tani në këtë rrugë janë asfaltuar, dy mijë e 840 metra në të dy korsitë”.