Pas një kohë të gjatë Besa Famgas ndalet në barazim
15 dhjetor 2022
| 14:38
Besa Famgas është ndalur në barazim pas një kohe të gjatë në Superligën e Kosovës në hendboll. Ndeshja Kastrioti-Besa Famgas përfundoi 31:31. Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Festim Mustafa i shënoi 14 gola për Kastriotin. Shtatë i kishte Jeton Bislimi, kurse nga tri i realizuan Shpëtim Mehmeti e Gentrit Brahimi. Arbios Mushkolaj i shënoi 12 gola për Besën. Gjashtë i kishte Olsi Mulaj, kurse nga pesë i shënuan Ivan Majiq e Ardit Tafilaj.
Besa Famgas, që nuk ka lëshuar pikë për kohë të gjatë, udhëheq në tabelë me 19 pikë nga dhjetë ndeshje. Kastrioti është i katërti me 11 pikë nga 11 ndeshje.