Pas një muaji të vështirë, Belgjika jep sinjalin e parë pozitiv

24 prill 2020 | 09:34

Numri i pacientëve me koronavirus në terapi intensive në Belgjikë ka rënë nën 1,000 për herë të parë që nga fundi i muajit të kaluar.

Sipas buletinit të fundit epidemiologjik nga instituti shëndetësor Sciensano i Belgjikës, 993 pacientë ishin në shtretër të terapisë intensive me komplikacione shëndetësore të lidhura me Covid-19, një rënie prej 27 pacientës nga një ditë më parë. Nga 30 Marsi kjo është hera e parë që në Belgjikë ka më pak se 1 mijë të shtruar në terapi intensive.

Në total, 4,527 pacientë janë shturar në spital prej COVID-19, 238 më pak se të mërkurën.

Instituti raportoi 908 raste të reja të konfirmuara me koronavirus në 24 orët e fundit, 347 prej të cilave në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Numri i të vdekurve u rrit me 230, 93 prej të cilëve ishin në spital dhe 134 në shtëpi kujdesi.

Aktualisht, Belgjika ka regjistruar 42.,797 raste me koronavirus

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se…