Pas një superkarriere 22-vjeçare, pensionohet Enis Zabergja

24 shtator 2024 | 11:21

Njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin e Kosovës, Eniz Zabergja është pensionuar edhe zyrtarisht. Ai lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook”, duke u shprehur krenarë me karrierën që ka pasur, derisa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe bashkuar gjatë rrugëtimit 22-vjeçar.

Sulmuesi Zabergja ka qenë thuajse në të shumtën e rasteve i pandalshëm nga lojtarët kundërshtar, derisa ka fituar gjithçka çka fitohet në futbollin vendor. Për një kohë ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

“Çdo fillim e ka edhe fundin. Nuk është e lehtë pas 22 viteve karrierë t’i thuash lamtumirë sportit më të bukur në botë. Ishte kënaqësi që punova me trajnerët me të mirë të Kosovës dhe pata kënaqësinë që luajta me lojtarët më të mirë të Kosovës. Fitova gjithçka çka fitohet në futbollin e Kosovës! Shënova mbi 250 gola dhe krenaria me e madhe ishte të luaja për Kombëtaren e Kosovës.  Gazetarë, futbollistë, tifozë ishte kënaqësi që këto vite ishim bashkë, ishim bashkë në kohë të mira dhe në kohë të vështira, por ia vlejti tani na njehë e gjithë bota dhe djemtë tanë po luajnë në çdo vend të botës. Edhe njëherë faleminderit nga te gjithë! E në fund faleminderit familja ime që me përkrahet çdo minutë!  Ky është futbolli, i vjen koha dhe gjithçka përfundon”, ka shkruar Zabergja.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka thënë se lajmi për…