Pas njerëzve, edhe kafshët rrezikohen nga Covidi

26 janar 2022 | 17:04

The Economist

Pas lajmit se një punonjës në një dyqan kafshësh në Hong Kong kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, qeveria mori vendimin që të vrasë me mijëra brejtës në vend. Fillimisht u duk si një shaka  por fatkeqësisht situata në Hong Kong është serioze. Mijëra pronarë zemërthyer kanë refuzuar të dorëzojnë kafshët e tyre shtëpiake dhe kanë bashkëpunuar me simpatizantët për të krijuar një rrjet nëntokësor ku hamsterët e tyre mund të fshihen nga zyrtarët.

Është një situatë e mjerueshme dhe lind pyetja: a ka gjasa që edhe kafshët e tjera shtëpiake të  transmetojnë virusin?

SARS-CoV-2 ka gjetur rrugën e tij për të infektuar speciet e tjera,  në të njëjtën mënyrë që infektoi njerëzit. Virusi prek sistemin e sipërm të frymëmarrjes së kafshëve, për shkak të disa qelizave që kanë proteina të veçanta në sipërfaqet e tyre me të cilat mund të lidhet.

Në këtë mënyrë, virusi detyron qelizat të prodhojnë kopje të tyre. Por pika kritike është nëse qelizat e specieve në fjalë kanë proteina receptore me të cilat SARS-CoV-2 mund të lidhet. Receptori në fjalë njihet si enzima konvertuese e angiotenzinës 2, ose ACE2. Përdoret nga trupi për të rregulluar presionin e gjakut. Megjithatë, jo të gjithë receptorët ACE2 të specieve janë të njëjtë, raporton abcnews.al

Nëse receptorit i mungojnë komponentët që virusit i duhen për të krijuar një lidhje të fortë, ai lufton për të krijuar atë lidhje. Ky është rasti për miun e shtëpisë, të cilin SARS-CoV-2 e ka të vështirë ta infektojë. Në të kundërt, hamsterët e artë që zakonisht mbahen si kafshë shtëpiake kanë receptorë ACE2, duke i bërë të prekshëm ndaj Covid.

Një sërë studimesh kanë treguar se këta brejtës janë më të rrezikuar ndaj virusit dhe ekspertët e sëmundjeve zoonotike besojnë se ata gjithashtu kanë gjasa të  jenë shumë infektive.Hamsterët e artë nuk janë kafshët e vetme që mund të infektohen lehtësisht nga virusi. Më shumë se 540 specie ka të ngjarë të kenë receptorë, që i bëjnë më të ndjeshëm ndaj infeksionit,  sipas hulumtimit nga Institutit Cary rreth ekosistemit, Nju Jork.

Gorillat, majmunët, marmosetët, dhe makakët, duke qenë të lidhur ngushtë me njerëzit, kanë receptorë të cenueshëm. Po kështu tigrat, luanët, pumat, macet e shtëpisë, qentë, lopët, dhe dreri gjithashtu mund të  infektohen me virus. Në fakt, virusi tashmë po qarkullon gjerësisht midis drerëve me bisht të bardhë në Amerikën e Veriut, raporton abcnews.al

Por më shqetësuese sesa shëndeti i kafshëve është mënyra në të cilën virusi mund të evoluojë nëse fillon të qarkullojë në popullata të tjera. Ashtu si SARS-CoV-2 ka evoluar pasi është përballur me sfidat e imponuara nga maskat, distancimi social dhe vaksinat, po ashtu do të evoluonte në mënyra të paparashikueshme nëse do të qarkullonte në specie të tjera, duke ndikuar kështu në sistemin imunitar.

Është e paqartë nëse një evolucion i tillë  do të “prodhonte” një virus që, nëse do të rikthehej te njerëzit, do të ishte më i rrezikshëm. Kjo është diçka e tmerrshme me të cilin po përballet populli i Hong Kongut, por qeveria mendon se gjëja e dukur është të zhduken hamsterët.

Dashamirët e kafshëve shtëpiake në të gjithë globin duhet të shpresojnë që virusi të mos fillojë të qarkullojë gjerësisht  te qentë dhe te macet./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës gjatë vitit 2021…