Pas numërimit të votave me kusht në Kaçanik, prin kjo parti
26 tetor 2021
| 17:40
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e numëruara me kusht për komunën e Kaçanikut nga zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas të dhënave nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Ilazi, ka arritur të grumbullojë plot 107 vota, duke prirë kështu në këtë komunë.
Pas tij radhitet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, me 81 vota.
Ndërsa më së paku vota ka marrë kandidati Kastriot Bushi, i cili ka grumbulluar dy vota.