Pas Orhan ‘Pambukut’ ministrja Nagavci ia huq mbiemrin edhe akademikut, në vend të Kullashi e quan Kullashku
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, muaj më parë ka dëshmuar dje se s’e di saktë mbiemrin e shkrimtarit të njohur botëror, Orhan Pamuk, me të cilin është takuar kryeministrin Albin Kurti përgjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi.
Ajo këtë lapsus e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Librit në Prishtinë, duke iu referuar mbiemrit “Pamuk” si “Pambuk”.
E nuk kanë kaluar pak muaj, ajo ka gabuar sërish. Këtë herë me një akademik të Kosovës.
“Viktimë” e ministres së Arsimit këtë radhë është bërë Muhamedin Kullashi, akademik i shquar dhe profesor i filozofisë.
Të dielën në Pejë, në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për akademikun Kullashi, Nagavci i është referuar mbiemrit të ish-ambasadorit “Kullashku”.
“Është kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot bashkë me të gjithë ju në ceremoninë për shënimin e 11-vjetorit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe njëkohësisht në ndarjen e çmimit Doctor Honoris Causa për ambasadorin Kullashku”, ka thënë Nagovci.