Pas Osmanit, Chollet i shkon Kurtit në zyrë
11 janar 2023
| 15:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), Derek Chollet.
Takimi në mes të Kurtit dhe Cholletit vjen menjëherë pas takimit që ky i fundit e pati me të paren e shtetit, Vjosa Osmani, ku bashkë me të është parë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Këshilltari i DASh-it, pas Kurtit pritet që të ketë takime edhe me kryetarët e partive opozitare.
Ai, po ashtu nesër (e enjte) do të jetë për vizitë në Beograd.