Pas Osmanit, Stoltenbergu i shkon Kurtit në takim
20 nëntor 2023
| 16:58
Ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai para pak çastesh ka përfunduar edhe takimin me presidenten Vjosa Osmani, ku pas takimit, në një konferencë për medie ka thënë se kanë mirëpritur propozimin për formimin e Asociacionit, i cili sipas tij është hap kyç drejt paqes në rajon.
Stoltenbergu ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka bërë që ta rrisin prezencën e KFOR-it me ushtarë shtesë.
Për këtë, Stoltenberg ka kërkuar që kryerësit e këtij sulmi të mbahen përgjegjës. /EO