![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/gjykata1512046765.jpg)
Pas paralajmërimit për aktakuza, Specialja rrit edhe numrin e avokatëve
24 shkurt 2020
| 21:46
Gjykata Speciale ka njoftuar sot se shumë shpejtë do të nis ngritjen e aktakuzave.
Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata Speciale. Ndërkohë kjo gjykatë ka shtuar edhe numrin e avokatëve
Dhomat e specializuara të Kosovës kanë publikuar listën e mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, që tashmë janë 174.
Në mesin e shumë avokatëve mbrojtës nga Kosova, janë edhe avokat të tjerë nga Evropa, SHBA-të dhe Kanada.
Lista e plotë e avokatëve të akredituar nga Gjykata Speciale.