Pas pesë mandateve si deputet, Pacolli nuk garon në këto zgjedhje

12 dhjetor 2024 | 11:21

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli nuk ka kandiduar për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës i cili është në Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur deputet në 5 mandate, që nga viti 2007 dhe vazhdon, po ashtu është nënshkrues i Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pacolli ka shërbyer si president i tretë i Republikës së Kosovës e gjithashtu, ai ka qenë edhe zëvendëskryeministër i parë i Republikës së Kosovës si dhe ministër i Punëve të Jashtme në periudhën 2017/2020 si dhe në periudhën 2011/2014.

Koalicioni për Familjen ka dorëzuar listën prej 72 kandidatëve si pjesë e garës zgjedhore të 9 shkurtit 2025 e në këtë listë nuk figuron emri i Behgjet Pacollit.

Listës së Koalicionit për Familjen i prinë Eman Rrahmani me numrin 1, Selim Pacolli me numër 2, Gyltene Dërguti me numër 3, Fatmir Smajli me numër 4, Ferid Agani me numër 5.

Tutje lista vazhdon edhe me emra të tjerë si Festina Kurteshi, Visar Korenica, Bejtush Gashi, Xheneta Sali Venhari, Asdren Bytyqi e të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka…