PAS PETRIT AJETIT EDHE BASHKIM JASHARI

30 nëntor 2021 | 22:04

Ismet Sylejmani

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka krijuar vlera të mëdha, të cilat kanë dhënë dhe japin rezultate të shumta!

Shtetit të Kosovës së lirë dhe të pavarur, po i kthehen rrathët e sajë normal e natyral, të cilët do të lidhin pashkëputshëm shtatin e njomë të Atdheut të qullur nga gjaku i Dëshmorëve dhe Heronjëve te Kombit!

Agjencia e Kosovës për Intelegjencë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në udheheqje të tyre kanë dy pjestarë të familjeve që Atdheut dhe Kombit i kanë dhënë Heronj dhe Deshmorë!

Pjestarët e familjeve që për Atdheun dhe Kombin kanë derdhur gjak, do të jenë në nivele të larta në shërbim të këtyre dy mekanizmave relevant të shtetit!

Shërbimi Intelegjent është palca vertebrale e shtetit, kurse Ushtria është kupola e mburojës së shtetit!

Në të dyja këto shtylla të mëdha të shtetit të Kosovës, janë dy antarë të familjeve, pjestarët e të cilave kanë luftuar me pushkë në dorë kundër Serbisë pushtuese!

Djali i vogl i familjes Ajeti nga Gjilani, atëherë kur u vra në istikam kundër makinerisë pushtuese serbe, vëllau i Tij Heroi i Kombit Alban Ajeti, Petrit Ajeti,është vënë në udhëheqje, Drejtor i AKI-së, kurse Gjeneral Bashkim Jashari, djaloshi luftëtarë lirie i familjes legjendare heroike Jashari të Prekazit, është vënë në udhëheqje Komandant i FSK-së!

Sa më shumë që të ketë në udhëheqje të dikastereve relevante të shtetit pjestarë të familjeve të Dëshmorëve e Heronjëve të Kombit, aq më e mirë dhe më e shëndetshme do të jetë e ardhmja Kosovës!

Koha do të dëshmojë se sa i drejtë dhe vendimtarë ka qenë emrimi i këtyre dy figurave të rëndësishme në këto dy hallka të mëdha të shtetit, shërbimi në të cilat, besnikëria ndaj Atdheut dhe shtetit, nisë në embrion nga gjaku i derdhur për liri i pjestarëve të familjeve të tyre!

Prishtinë, 30 Nëntor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarjet janë të vështira dhe gjithmonë të dhimbshme. Sado të…