Pas policit lirohet edhe profesori i dyshuar për keqpërdorim me të miturën në Drenas
02 maj 2019
| 23:58
Pas policit Vesel Veseli, edhe profesori Shkëlzen.Xh., është liruar nga paraburgimi. Të dy të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur në Drenas.
Konfirmimin për ndryshimin e masës e ka dhënë Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur Beka.
Vajza nga Drenasi me inicialet A.G dyshohet se fillimisht u dhunua nga mësuesi saj e më pas edhe nga polici.
Rreth këtij rasti janë duke u ndjekur penalisht edhe një avokat dhe doktor./Telegrafi/