Pas presionit, Pacollit i lëshohet leja për aterim në Prishtinë
28 prill 2020
| 15:01
Ish-kryediplomati i Kosovës dhe deputeti Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se i është lëshuar leja për aterim në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Me këtë rast, Pacolli ka thënë se nuk ka pasur nevojë për inskenime të tilla nga autoritetet e Kosovës.
“Tani me treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk e di pse ka pas nevojë për ‘kërcënime’. Gjithë kjo me bën të ndihëm i pasigurt në vendin tim!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.