Pas Prigozhinit, a është radha e liderit çeçen Kadyrov?

30 gusht 2023 | 20:57

Pas vdekjes së liderit të grupit mercenar Wagner Jevgeny Prigozhin, duket se në shënjestër të Vladimir Putin është vendosur i forti çeçen Razman Kadyrov.

Ky i fundit shpejtoi të shprehte publikisht ngushëllimet për familjen e Prigozhin menjëherë pas lajmit për vdekjen e tij, por përveç kësaj, ish-deputeti rus Dmitry Gudkov, thotë se Putin e sheh si një rrezik pasi i druhet një grushti shteti siç Wagner bëri pak kohë më parë.

Duke bërë krahasime midis Prigozhin dhe Kadyrov, Gudkov vuri në dukje se udhëheqësi çeçen kishte lavdëruar vazhdimisht punën e shefit të mercenarëve të Wagner, duke akuzuar ushtrinë ruse për paaftësi në frontin ukrainas në disa raste. Përveç kësaj, Kadyrov ka ushtrinë e tij dhe ka dërguar shumë njësi ushtarake çeçene për të luftuar në Ukrainë duke identifikuar dobësitë e ushtarëve rusë në front.

“Kadyrov ka ushtrinë e tij që është përgatitur mirë. Për më tepër, ai ka shumë ndikim jashtë aparatit të sigurisë ruse”, tha Gudkov.

Komentet e Gudkov vijnë pasi gazeta ruse The Moscow Times raportoi se Putini kishte “urdhëruar shërbimet e inteligjencës të përgatiteshin për një kryengritje të re ushtarake”,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I riu nga Vushtrria, Masar Ymeri, ka vdekur pas një…